Barcelona ka pësuar humbje në El Clasico, pasi është mposhtur nga Real Madridi me rezultat 3-1.
Karim Benzema, Federico Valverde dhe Rodrygo shënuan për vendasit, teksa Ferran Torres realizoi golin e vetëm për katalunasit.
Por jo të gjithë kanë qenë të lumtur në përfundim të ndeshjes, me drejtuesit e Barcelonës që kanë mbetur të zhgënjyer me epilogun përfundimtar.
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta nuk ishte i kënaqur me ndarjen e drejtësisë dhe u ka shkuar gjyqtarëve të ndeshjes në dhomën e tyre.
Ka qenë gjyqtari Sanchez Martinez qëka shkruar në raportin e ndeshjes për situatën në fjalë, duke zbuluar se Laporta shkoi deri në dhomat e zhveshjes së tyre duke iu kërkuar shpjegime.
“Pasi ndeshja mbaroi dhe trupa e gjyqtarëve u fut brenda dhomës së zhveshjes, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, iu qaset zyrtarëve në mënyrë të përsëritur duke kërkuar shpjegime për disa situata në ndeshje”.
“Nisur nga këto ngjarje, ai u ftua të largohej nga dhoma e zhveshjes së gjyqtarit, pa krijuar incidente të mëtejshme”, ka shkruar arbitri Sánchez Martinez në raportin e ndeshjes.
Nuk është hera e parë që drejtuesit e Barcelonës kërkojnë shpjegime të mëtejshme nga gjyqtarët pas ndeshjeve.
Gjithsesi Barcelona kohëve të fundit është ankuar në disa ndeshje për ndarjen e drejtësisë si në La Liga ashtu edhe në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/
Barcelona president Joan Laporta had to be asked to leave the match officials' dressing room after demanding an explanation for decisions 😳 pic.twitter.com/1mGddr4Xed
— ESPN FC (@ESPNFC) October 16, 2022