Site icon Telegrafi

Zbulohen prapaskenat, Kylian Mbappe kishte marrëveshje me Liverpoolin

Kylian Mbappe tanimë është bërë futbollist i Real Madridit, por janë zbuluar prapaskena të reja të para dy viteve.

Sipas L’Equipe , një burim francez i nivelit të parë, Kylian Mbappe pothuajse iu bashkua Liverpoolit në vitin 2022.

Kjo ishte menjëherë pas zgjatjes së kontratës së tij për të qëndruar në PSG deri në vitin 2024, por u ndje i ‘tradhtuar’ nga klubi.

Ai thuhet se kërkoi të largohej nga klubi në atë kohë dhe kishte një marrëveshje verbale për t’u bashkuar me Liverpool.

Natyra e marrëveshjes ishte e tillë që ai do të lejohej të bashkohej me klubin e tij të ëndrrave Real Madrid në të ardhmen.

The Reds kishin bërë një ofertë fillestare me vlerë 200 milionë euro, e cila Mbappe besonte se do të pranohej.

Lexo po ashtu Mbappe apo Benzema? Ronaldo befason me zgjedhjen e tij

Me sa duket, drejtori sportiv i PSG-së në atë kohë i kërkoi Liverpoolit të kthehej me më shumë para për të pasur edhe një shans për të nënshkruar me Mbappe, i cili tani luan për Madridin.

Por gjiganti anglez nuk ofroi më shumë dhe transferimi i tij në Anfield dështoi. /Telegrafi/ 

Exit mobile version