Janë zbuluar aksidentalisht përballjet e para të sezonit 2019/20 të Ligës Premier, me Manchester Cityn që do ta fillojë mbrojtjen e titullit të hënën mbrëma (12 gusht).
Tifozët e ligës së Anglisë duhet të presin deri të enjten derisa të zbulohen përballjet për sezonin e ri, mirëpo që ato kanë filluar të zbulohen në rrjetet sociale.
Tifozët e Ligës Premier kanë mësuar para kohe përballjet e para që do të zhvillohen në fillim të muajit gusht, ndërsa ndeshja e parë do të jetë në mes të Tottenham Hostpurin dhe Norwich Cityt më 10 gusht.
Arsenali do të jetë mysafir i Crystal Palaces në ndeshjen e parë sezonale që fillon nga ora 16:00, ndërsa Southamptoni do të jetë nikoqir i Chelseat.
Liverpooli do të udhëtojë te Burnley në ndeshjen që fillon në ora 18:30, ndërsa Manchester United do të luajë më 11 gusht në Old Trafford me Brightonin.
Ndeshja që do ta mbyll xhiron e parë të Ligës Premier, do të jetë ajo në mes të Wolverhampton Wanderers dhe Manchester City që zhvillohet nga ora 21:00 më 12 gusht. /Telegrafi/