Telegrafi

Zbulohen pakot VIP më të shtrenjta në Ligën Premier, duke përfshirë udhëtimin me helikopter, ulëset afër bankinës dhe shëtitje nëpër tërë stadiumin

Është zbuluar pakoja më luksoze në Ligën Premier. Ndërsa shumica e tifozëve shkojnë për të parë ekipet e tyre nga tribuna, disa prej tyre shkojnë me stil dhe paguajnë shumë më tepër për përvojën e tyre në ditën e ndeshjes.

Manchester City ka paketën më të shtrenjtë, duke u ofruar tifozëve një eksperiencë të paharrueshme për 4500 euro.

Paketa ‘Autograph’ duhet të blihet nga grupe prej dy, katër, gjashtë ose tetë persona. Ajo u jep mundësinë tifozëve të takohen dhe të përshëndesin me një legjendë të klubit, ndërkohë që u bashkohen atyre në një turne në stadium si dhe hyrjen në Tunel Club.

Mysafirët do të jenë gjithashtu në gjendje të shkojnë në fushë dhe të shikojnë ngrohjen e lojtarëve para ndeshjes, si dhe të shohin skuadrat teksa futen në Etihad nga një pjesë që është e ndarë me xham.

Gjatë lojës, ata do të jenë të drejtë në aksion pasi ulëset janë drejtpërdrejt pas pjesës ku qëndron ekipi i Man Cityt.

Pas përfundimit të ndeshjes, disa nga lojtarët e skuadrës së parë do të takohen me tifozët dhe t’u shpërndajnë autografe.

Paketa e dytë më ekstravagante në Ligën Premier vjen nga një ekip tjetër, por më befasues.

Tifozët e West Ham mund të paguajnë deri në 4,000 euro për dy persona, që përfshin një fluturim me helikopter mbi stadiumin e tyre.

Ata gjithashtu do të kenë një turne në terrenin stërvitor Rush Green përpara se të hipin në një makinë private për në stadiumin e Londrës.

Pas një dreke luksoze, ata do të shijojnë një takim dhe përshëndetje me një ambasador të klubit përpara se të zënë vendet e tyre afër bankinës së skuadrës.

Paketa më me koston më të lirë e ofruar në Ligën Premier është ajo e Wolves.

Një grup prej dhjetë personash mund të shijojnë restorantin e Sir Jack’s përballë fushës përpara se të shkojnë në stadium.

Paketa e cila ishte në ofertë për ndeshjen kundër Arsenalit në prill është me vlerë 3500 euro.

Tifozët marrin gjithashtu tri leje parkimi dhe një shëtitje nëpër dhomat e zhveshjes dhe zonat afër fushës.

Klubi gjithashtu u ofron atyre një pritje me verë, një foto në grup dhe nga një dhuratë. Në pjesën e parë, mysafirëve u shërbehet ushqim dhe më pas ata marrin pije freskuese gjatë gjithë ndeshjes.

Arsenali ka një nga pako më të kërkuara pasi tashmë është shitur për pjesën tjetër të sezonit.

‘Përvoja Heroi’ paguhet në 3000 euro për person, përfshin një mori ëmbëlsirash për mysafirët.

Është paketa e dytë më e shtrenjtë në Ligën Premier dhe u jep tifozëve mundësinë që të ushqehen para ndeshjes.

Mbështetësve u jepet po ashtu nga një fanellë e nënshkruar nga skuadra, ndërsa atë e dorëzon njëri nga lojtarët e ekipit të parë. /Telegrafi/