Site icon Telegrafi

Zbulohen konkurrentët e sezonit të tretë të ‘Dance With Me’ (Foto)

“Dance With Me” do të rinisë në sezonin e ri televiziv në “TV Klan”.

Anabel.al shkruan se 5 e ½-tat çiftet që do të konkurrojnë në edicionin e 3-të të këtij spektakli kërcimi. Gjithçka është thuajse gati por, një prej konkurrentëve, Linda Rei, deri më tani nuk ka partner. Tre ish-konkurrentë të “Big Brother” do të konkurrojnë tani në “Dance With Me”.

Çifti Xheni-Benardi u njoh në BB, Benardi i propozoi Xhenit përpara disa ditësh dhe tani, konkurrojnë në disiplinën e kërcimit si të fejuar.

Gjithashtu, konkurrente do të jetë ish-banorja e “Big Brother 8”, Xhensila Pere, që do të konkurrojë në krah të modelit apo reperit muskuloz Trim Jetullahu. Aktorja e “Top Channel”, Ana Lika, dhe moderatori i IN Tv, Albi Isakaj, do të konkurrojnë bashkë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Moderatorja Fiori Dardha do të jetë çift në kërcim me violinçelistin Iljard Shaba, ndërsa këngëtarja Rovena Stefa do të konkurrojë me moderatorin e “Klan Kosova”, Meriton Mjekiqi.

Megjithatë, siç konfirmojnë burimet për Anabel.al, një tjetër konkurrente e këtij edicioni do të jetë Linda Rei, artistja e makeup-it që kohëve të fundit, është bërë objekt i mediave për fejesën me një biznesmen shqiptar me banim në Zvicër.

Exit mobile version