Barcelona dhe Real Madridi u ndan baras dje (e shtunë) me rezultat 1-1.
Në këtë ndeshje nuk shënuan Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, por dyshja dhanë maksimumin.
Kjo El Clasico ishte me ndryshe për argjentinasin dhe portugezin pasi në mes tyre u vërejt një miqësi e paparë më parë.
Tashmë janë zbuluar edhe fjalët që Messi dhe CR7 shkëmbyen gjatë një goditje nga këndi.
Ronaldo ishte i pari që foli, duke i thënë: ‘Ç’kemi’, kurse Messi ia ktheu: ‘I qetë’.
CR7 e ngacmonte paksa me duar, por kjo nuk e pengoi yllin e Barcës, i cili e mori me sportivitet. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=MvQwnxjYcIM