Tashmë nuk është sekret se Jose Mourinho është i acaruar me krerët e klubit të Manchester United, shkaku i transferimeve.
Trajneri portugez i kishte dhënë një listë prej pesë lojtarësh që i donte në klub, ndërsa asnjë nga ta nuk ka ardhur.
Lojtarët që Jose Mourinho i kishte kërkuar te Machester United janë Justin Kluivert, James Rodriguez, Raphael Varane, Edinson Cavani dhe Harry Maguire.
Çmimi i përgjithshëm që trajneri i kishte menduar për afatin kalimtar ishte rreth 500 milionë euro, pasi Manchester United asnjëherë nuk ka patur probleme me paratë.
Asnjëri nga ta nuk erdhi dhe kjo bëri që Murinhon të shpërthente në konferencën për shtyp, madje duke i thumbuar lojtarët e rinj.
Klubi i madh anglez ka dështuar në fazën përgatitore, duke humbur shumë ndeshje dhe duke luajtur futboll të dobët.
Jose Mourinho ka dështuar ta mbajë edhe atmosferën në skuadër dhe për këtë është trajneri numër një për tu larguar nga stoli në Ligën Premier.
Manchester United kanë ofruar mesfushorin Fred si transferimin më të madh. /Telegrafi/