Site icon Telegrafi

Zbulohen edhe pesë emra tjerë të eliminuar nga gara për Topin e Artë, mësohen pozitat nga 6-10 (Foto)

Revista e njohur francez France Football ka zbuluar edhe pesë emra tjerë që janë eliminuar nga gara për Topin e Artë, futbollistët që zënë pozitat nga 5-10.

Ceremonia zyrtare për ndarjen e çmimit të madh individual Topi i Artë, i cili dhurohet nga revista franceze France Football pritet të fillojë nga ora 19:45.

Topi i Artë për vitin 2017 këtë vit pritet ta ketë një ceremoni më të veçantë, e cila do të mbahet nën objektin ikonë të qytetit të Parisit, Kullën e Eifelit.

Lexo po ashtu France Football fillon zbulimin e emrave për Topin e Artë, dalin 10 emrat e parë që largohen nga gara (Foto)

Megjithatë, tani revista France Football ka filluar me zbulimin e emrave që eliminohen nga gara dhe tani kanë rrjedhur plot 25 emra që janë eliminuar nga gara.

Pas zbulimit të 20 emrave të parë të eliminuar nga gara që zinin pozitat nga 30-10, tani numrit i janë shtuar edhe pesë emra tjerë.

Lexo po ashtu Publikohen edhe 10 emra tjerë të eliminuar për Topin e Artë, nga pozita 20-11 (Foto)

Vendi i 10-të në garën për çmimin prestigjioz i ka takuar yllit të Tottenhamit, Harry Kane, ndërsa pas tij në vendin e nëntë ka përfunduar Robert Lewandowski.

Tre futbollistët tjerë që janë eliminuar nga gara janë N’Golo Kante në pozitën e tetë, Kylian Mbappe në pozitën e shtatë dhe vendi i gjashtë i takoi Sergio Ramosit. /Telegrafi/

10.Harry Kane

9.Robert Lewandowski

8.N’Golo Kante

7.Kylian Mbappe

6.Sergio Ramos

 

Exit mobile version