Telegrafi

Zbulohen detajet e ofertës zyrtare të Barcelonës për Cancelon

Klubi katalunas, Barcelona ka bërë një ofertë për mbrojtësin Joao Cancelo dhe kjo mund ta bind Manchester Cityn të lejojë largimin e portugezit.

Sipas gazetarit të Diario Sport, David Bernabeu, oferta e Barcelonës është një huazim me një opsion blerjeje prej 30 milionë euro në fund të sezonit.

Kjo klauzolë do të jetë e detyrueshme vetëm nëse objektivat e caktuara përmbushen nga lojtari – për shembull, arritja në 1/16-tës së Ligës së Kampionëve ose luajtja e 70 për qind të ndeshjeve zyrtare të Barçës këtë sezon.

Lexo po ashtu Joao Cancelo drejt Barcelonës – katër numrat e vetëm të fanellës që katalunasit mund t’i ofrojnë portugezit shkaku i një rregulli të La Ligas

Barca dhe Manchester City nuk kanë arritur ende marrëveshjen përfundimtare për lëvizjen. Qytetarët duan patjetër të ndahen me portugezin, ndaj do të donin që klauzola e blerjes të ishte e detyrueshme.

Cancelo dhe agjenti i tij, Jorge Mendes, po bëjnë një presion vërtet të fortë që lëvizja të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur.

Mbrojtësi i djathtë 29-vjeçar është jashtë favoritëve te Manchester City. Sezonin e kaluar ai ishte i huazuar te Bayern Munich. /Telegrafi/