Klubi katalunas, Barcelona ka bërë një ofertë për mbrojtësin Joao Cancelo dhe kjo mund ta bind Manchester Cityn të lejojë largimin e portugezit.
Sipas gazetarit të Diario Sport, David Bernabeu, oferta e Barcelonës është një huazim me një opsion blerjeje prej 30 milionë euro në fund të sezonit.
Kjo klauzolë do të jetë e detyrueshme vetëm nëse objektivat e caktuara përmbushen nga lojtari – për shembull, arritja në 1/16-tës së Ligës së Kampionëve ose luajtja e 70 për qind të ndeshjeve zyrtare të Barçës këtë sezon.
Barca dhe Manchester City nuk kanë arritur ende marrëveshjen përfundimtare për lëvizjen. Qytetarët duan patjetër të ndahen me portugezin, ndaj do të donin që klauzola e blerjes të ishte e detyrueshme.
Cancelo dhe agjenti i tij, Jorge Mendes, po bëjnë një presion vërtet të fortë që lëvizja të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur.
Mbrojtësi i djathtë 29-vjeçar është jashtë favoritëve te Manchester City. Sezonin e kaluar ai ishte i huazuar te Bayern Munich. /Telegrafi/