Mesut Ozil tashmë është lojtar i Fenerbahces, pasi kompletojë kalimin nga Arsenali si lojtar i lirë.
Mesfushori turko-gjerman u largua nga The Gunners pas shumë pakënaqësive që kishte, duke mos luajtur për asnjë minutë që nga fillimi i viti të kaluar.
Kështu, Ozil arriti marrëveshje me Fenerbahce në një kontratë tri vite e gjysmë.
Te skuadra turke, lojtari do të fitojë rreth 65 mijë euro në javë, gjersa te Arsenali fitonte rreth 400 mijë.
Fenerbahce do të paguajë në vit rreth 4.5 milionë euro, që i bije në total afro 15 milionë për vitet që do të qëndrojë aty.
Ozil do të përfitojë edhe më shumë nëse skuadra shpallet kampion dhe që kualifikohet në Ligën e Kampionëve.
Përfitimet brenda këtyre tri vite e gjysmë mund të shkojnë deri në 50 milionë euro. /Telegrafi/