Telegrafi

Zbulohen detaje të Skoda Roomster

Gjatë testeve në Evropë është spiunuar modeli i maskuar për testim i gjeneratës së re të Skoda Roomster.

Duke gjykuar nga fotografia, modeli Roomster i vitit 2016 në fakt do të jetë Volkswagen Caddy me etiketën e Skodas, transmeton Koha.net,

Mirëpo, do të dallojë në pjesën e përparme, me maskën e Skodas dhe dritat e përparme më ndryshe.

Thuhet se Skoda Roomster do të huazojë gamën e motorëve nga Volkswagen Caddy, duke filluar nga motori 1.0-litër TSI trecilindërsh me kapacitet prej 102 kuaj fuqi, 1.2-litër TSI 4-cilindërsh me kapacitet prej 84 kuaj fuqi, 1.4-litër TSI 4-cilindërsh me kapacitet prej 125 kuaj fuqi, si dhe disa lloje të motorëve me naftë me kapacitet prej 75 deri 150 kuaj fuqi.