Site icon Telegrafi

Zbulohen detaje të reja të ofertës që kishte bërë Interi për James

Qe Grupi Suning i cili është në krye të Interit ka një fuqi të madhe ekonomike kjo dihej, por investimet e mëdha nuk ishin pritur në fillim.

Sipas La Gazzetta dello Sport, se Nerazzurrët kishin provuar gjatë verës për James Rodriguez, është një gjë totalisht e vërtetë.

Lexo po ashtu Inter, dashuria që Morattit i kushtoi mbi një miliardë euro (Foto)

Përveç transferimeve të Joao Mario, Gabigol dhe Candrevas, grupi Suning kishte planifikuar transferimin në vlerë prej 85 milionë eurosh për James Rodriguez nga Real Madridi, shkruan GdS.

Klubi italian kishte marrë përgjigjeje pozitive, por jo edhe nga kolumbiani, cili nuk dëshironte në asnjë mënyrë largimin nga Los Blancos. /Telegrafi/

Exit mobile version