Para mbylljes së afatit kalimtar në Ligën Premier, lajmi më i përfolur ka qenë që mes Paulo Dybala do të shkonte nga Juventusi te Tottenham dhe Christian Eriksen në kahun e kundërt.
Gjithsesi, ky transferim nuk u realizua dhe “Daily Mail”, i ka zbuluar disa detaje.
Sipas mediumit ka qenë një njeri që e ka refuzuar kategorikisht këtë marrëveshje dhe ai është trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino, që nuk pranoi ardhjen e argjentinasit në skuadrën e tij.
Me këtë lëvizje ai ka besuar që Christian Eriksen që ka një kontratë me klubin që skadon pas një viti, do të rinovojë dhe Tottenhami do ta evitonte largim e tij falas.
Për momentin, kjo lëvzije e trajnerit argjentinas nuk ka dhënë frytet e pritura, pasi Eriksen ka refuzuar rinovimin dhe ka kërkuar me ngulm largimin. /Telegrafi/