Telegrafi

‘Zbulimi’ i Elangas bën Rangnickun të largojë katër lojtarë nga Man Utd

Ralf Rangnick është i hapur që katër lojtarë të ekipit të parë të largohen nga Manchester Unitedi në janar për shkak të shfaqjes befasuese të talentit Anthony Elanga.

Anthony Martial tashmë është larguar te Sevilla në formë huazimi deri në fund të sezonit dhe Rangnick është i qetë në lidhje me mundësinë e humbjes së tre lojtarëve tjerë.

Amad Diallo gjithashtu është larguar zyrtarisht në huazim, duke iu bashkuar skuadrës skoceze Rangers të enjten, deri në fund të sezonit, edhe pse bëri gjithsej nëntë paraqitje për ekipin e parë te Unitedit.

Lexo po ashtu Man Utd konsideron emërimin e përhershëm të Rangnick

Jesse Lingard dhe Donny van de Beek janë dy emrat tjerë që pritet të lejohen të largohet në janar nga Rangnick.

Sipas mediumit ESPN, dalja në skenë apo shpërthimi i talentit Elanga në Old Trafford është përgjegjës për sanksionimin e Rangnick për largimet e janarit.

Lexo po ashtu Martial u largua - por nga United priten edhe pesë largime të tjera

Rangnick fillimisht hezitoi të lejonte kaq shumë largime në gjysmë të sezonit, por paraqitjet e Elangas e kanë bindur gjermanin se ai do të kishte ende opsione të mjaftueshme për ndeshjet në Ligës Premier, FA Cup dhe Ligës së Kampionëve.

19-vjeçari ka startuar në tre ndeshjet e fundit të Unitedit dhe ka shënuar gol në fitoren 3-1 ndaj Brentfordit. /Telegrafi/