Telegrafi

Zbatimi i vendimit të Kushtetueses për tokën e Manastirit të Deçanit, “kompromisi” që duhet të bëjë Kosova për anëtarësim në Këshill të Evropës

Kosovës duket se i është vendosur një kusht i ri për të avancuar në procesin e anëtarësimit të Këshillin e Evropës.

Po bëhen gati dy vite që Kosova ka dorëzuar aplikacionin për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Që nga ajo kohë janë mbajtur disa sesione të Asamblesë Parlamentare por që nuk është vendosur në shqyrtim aplikimi i Kosovës.

Mirëpo prilli të jetë vendimtarë për të ardhmen e këtij aplikacioni të Kosovës.

Telegrafi mëson nga burime brenda institucioneve të Kosovës se një ndër kushtet kryesore për t’u marrë për bazë aplikimi i Kosovës është zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pronat e Manastirit të Deçanit.

Deri më tani si Komuna e Deçanit ashtu edhe Qeveria e Kosovës kanë refuzuar të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016 për tokën e Manastirit të Deçanit.

Qeveria e cila ka kundërshtuar hapur këtë vendim sipas burimeve të Telegrafit tashmë “topin” e ka hedhur te Komuna e Deçanit.

Lexo po ashtu Takimi i Bislimit me Lajçakun, Qeveria: Emisari e sqaroi se anёtarёsimi i Kosovёs nё Këshillin e Evropës s’ndёrlidhet me dialogun

Ky po shihet si “kompromis” i domosdoshëm për të marrë mbështetje në rrugën drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Mësohet se kushtet tjera Kosova i ka të plotësuara dhe nuk do të ketë pengesa për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që kërkon transferimin e 24 hektarëve tokë te Manastiri i Deçanit, do të ishte vendimtar për fatin  e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të këtij institucioni, që do të mbahet në prill.

Zyrtarët lokal dhe eksponent të qeverisë përsëritën në disa raste se Gjykata Kushtetuese, me vendimin e vitit 2016, legalizoi një vendim të vitit 1997 të diktatorit Sllobodan Millosheviq, përmes të cilit “toka iu dhurua Manastirit”.

Lexo po ashtu Rohde: Kosova t’i kryejë detyrat e shtëpisë për anëtarësimin e saj në KiE

Komuna e Deçanit pretendon se kjo sipërfaqe u takon ndërmarrjeve shoqërore “Apiko” dhe “Iliria” dhe se nuk i ka takuar asnjëherë Manastirit të Deçanit.

Mirëpo ambasadori i Francës në Kosovë në një intervistë për Telegrafin ka thënë se edhe çështja e dinarit do të jetë kushte për Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian.

“Rregullorja e BQK-së është një çështje kyçe lidhur me kërkesat për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian”, kishte deklaruar Guerot./Telegrafi/