Telegrafi

Zbardhen prapaskenat në Itali, Mourinho ka shpërthyer rëndë ndaj futbollistëve të tij duke i akuzuar për mungesë burrnie: Ikni e luani në Serie C

Jose Mourinho asesi nuk po mbetet i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij te Roma.

Giallorosët janë eliminuar nga çerekfinalja e Kupës së Italisë ku pësuan humbje 2-0 nga Interi.

Gazeta prestigjioze italiane Corriere dello Sport ka zbuluar fjalimin e Mourinhos me lojtarët pas përfundimit të ndeshjes, ku portugezi ka shpërthyer në akuza ndaj tyre.

“Dua të di pse në 10 minutat e para me Interin u dhjetë në brekë? Dhe pastaj dua të di pse kundër Milanit bëtë të njëjtën gjë në 10 minuta”.

“Të gjithë, askush nuk përjashtohet. Dua të di pse për dy vite jeni treguar të vegjël ndaj të mëdhenjve. Nëse jemi të vegjël, gjyqtarët na trajtojnë si të vegjël. Ata e trajtojnë Romën si fëmijë. Interi është një super skuadër, ju i kishit përballë dhe në vend që të gjenit motivimin e duhur, dhjetë në brekë”, ishin fjalët e Mourinhos.

Tutje Special One ka shpërthyer edhe më shumë ndaj lojtarëve të tij, duke thënë se kanë mungesë të topeve dhe mungesë personaliteti.

Lexo po ashtu Mourinho shpërthen ndaj gjyqtarëve dhe tregon arsyen pse e ndëshkuan Zaniolon me karton të kuq

Ai i ka sugjeruar futbollistëve të tij që të shkojnë në Serie C të luajnë ku nuk do të përballen me skuadra të mëdha.

“E meta më e madhe e një mashkulli është mungesa e topeve, mungesa e personalitetit. Keni frikë nga lojëra të tilla? Atëherë shkoni e luani në Serie C, ku nuk do të gjeni kurrë skuadra me kampionë, stadiume të shkëlqyera, presionin e futbollit të madh. Ju jeni njerëz pa tope. Gjëja më e keqe për një mashkull”, i ka thënë Mourinho futbollistëve të tij menjëherë pas humbjes me Interin.

Pas 24 xhirove në Serie A, Roma zë vendin e shtatë në tabelë me 39 pikë të tubuara, ku kanë marrë 12 fitore, tri barazime e nëntë disfata. /Telegrafi/