Babai i Simone Zazas që është edhe përfaqësues i tij, ka thënë se sulmuesi italian dëshiron të qëndrojë te West Hami.
Futbollisti është huazuar nga Juventusi në Ligën Premier, ndërsa transferimi do të bëhet i përhershëm nëse ai regjistron 14 paraqitje.
Sidoqoftë, ai ka dështuar të tregojë kualitet te klubi ri, për të cilin akoma nuk ka shënuar gol, prandaj po spekulohet për një largim.
“Ka fjalë për shumë klube, por më besoni, ne nuk dimë asgjë për këtë çështje. Ju lutem mbajeni mend një gjë: Simone përfaqësohet vetëm nga unë”.
“I kam dëgjuar disa menaxherë duke thënë se e përfaqësojnë Simonen, por nuk është e vërtetë. Unë dhe vetëm unë e përfaqësoj atë”.
“Ai ndihet shumë mirë te West Hami, ka zhvilluar nëntë ndeshje. Është i bindur të qëndrojë, nuk mendoj se do të largohet”, ka sqaruar Antonio Zaza për Tuttomercatoweb. /Telegrafi/