Telegrafi

Zaza kthehet në Itali pasi është drejt dështimit në Ligën Premier

LONDON, ENGLAND - SEPTEMBER 10: West Ham United's Simone Zaza during the Premier League match between West Ham United and Watford at Olympic Stadium on September 10, 2016 in London, England. (Photo by Rob Newell/CameraSport via Getty Images)

Simone Zaza mund të kalojë te Milani, pasi karriera e tij nuk është duke shkuar mirë te West Ham. 

Sulmuesi është bashkuar me ‘Çekanët’ si huazim nga Juventusi, por klubi anglez e kanë detyrim blerjen e tij për 23 milionë euro.

Por në ditët e fundit po flitet për një rikthim të tij në Itali, pasi eksperienca në Angli nuk është duke shkuar mirë.

Ai ka bërë katër paraqitje deri tani dhe nuk ka arritur ende të shënojë.

Sipas Premium Sport, Milani janë të interesuar që ta sjellin në radhët e veta që në janar. /Telegrafi/