Telegrafi

Zaza dhe Evra drejt Valencias

Agjenti i Simone Zazas i ka mohuar bisedimet me Fiorentinan duke thënë se Valencia është në negociata të avancuara, ndërkohë që edhe Patrice Evra është rrugës për në Mestalla.

Juventusi është në bisedime të avancuara me klubin spanjoll për huazimin e dy lojtarëve. Sulmuesi do ta ketë edhe opsionin e blerjes, kurse mbrojtësi veteran mbetet pa kontratë në fund të sezonit.

Lexo po ashtu Juvenusi pranon ofertën për Zazan?

“Corvino (drejtori i Fiorentinas) nuk më ka kontaktuar për Simonen. Në përgjithësi, asnjë klub italian nuk më ka kontaktuar”.

“Kontakti i vetëm real që kemi pasur ka qenë me Valencian që ka shfaqur interesim të madh”, ka thënë babai dhe përfaqësuesi i Zazas për Juvenews.eu.

Nga ana tjetër, La Gazzetta dello Sport bën të ditur se edhe Evra e ka zgjedhur Valencian para West Ham United. /Telegrafi/