Telegrafi

Zaza dëshiron vetëm Milanin

Sulmuesi i Juventusit, Simone Zaza thuhet se është duke pritur për Milanin, pasi ai nuk dëshiron të shkojë në Ëolfsburg.

Italiani është menduar të jetë pjesë e ofertës bardhezinjtë për mesfushorin Luis Gustavo, por ai nuk është i prirur për një kalim në Bundesligë.

Kjo duke pasur parasysh se ish-sulmuesi i Sassuolos do të preferojë një qëndrim të  tijin në ligën italiane, Serie A, përpara se të kaloj në kampionatin gjerman.

Sipas asaj që raporton Il Messaggero, Simone Zaza është duke pritur për ofertën e gjigantit italian, Milanit.

Transferimi mund të bëhet realitet në qoftë se Rossonerët janë në gjendje të shesin Carlos Bacca për 30 milionë euro, pasi mendohet se sulmuesi kolumbian është i gatshëm të rishqyrtojë një lëvizje në West Ham. /Telegrafi/