Ish-banorët e Big Brother VIP Albania festuan një ditë më pas përfundmin e këtij edicioni të dytë dhe gjithashtu ditëlindjen e moderatores Arbana Osmani dhe bashkëshortit të saj, Eduart Grishaj.
Në mesin e emrave që mori vëmendje dhe shkëlqeu ishte edhe kënëgtarja e njohur dhe isha banorja, Keisi Medini.
Biondia bukuroshe u shfaq në event e veshur me një fustan të gjatë me ngjyrë të zezë dhe pjesë të tjedukshme.
Keisi vuri në pah linjat e formësuara të trupit duke kombinuar veshjen me këpucë me taka ndërsa vendosi një makijazh të theksuar.
“Zarf i zi”, ka shkruar Keisi në mbishkrimin e imazheve ndërsa pranoi edhe komente të shumta.
Kujtojmë që gjatë qëndrimit në BBVA, Keisi kishte edhe një lidhje të shkurtër dashurie me Kristi Aliaj.
Dyshja i dhanë fund kësaj romanca brenda shtëpisë së famshme teksa mbetet të shihet se si do të vazhdojë raporti i tyre pas përfundimit të BBVA. /Telegrafi/