Telegrafi

Zarate ankohet për sjelljet e Perisic (Foto)

Që gjyqtarët kanë shuam punë dhje akuzohen shpesh edhe pa të drejtë, kjo dihet, por ka raste që vetë ata gabojnë në mënyrë aq trashanike, saqë duket e pabesueshme që të mos e bëjnë me paramendim.

Në ndeshjen Fiorentina-Inter, sulmuesi i Fiorentinës, Mauro Zarate u ndëshkua me karton të kuq dhe u pezullua për tri ndeshje, pasi gjatë ndeshjes kapi për fyti mbrojtësin e Interit, Murillo.

Deri këtu, gjithçka është në rregull, por çuditërisht, e njëjta skenë u pa mbrëmë në ndeshjen e Kupës së Italisë, kur lojtari i Interit, Ivan Perisic, kapi për fytin lojtarin e Juventusin, Cuadrado, transmeton sportal.al.

Vendimi i gjyqtarit ishte karton i verdhë për kroatin.

Zarate nuk ka duruar dhe në Twitter hedhur akuza. “KARTON I VERDHE!!!!! Nëse ekzistonte ndonjë dyshim, tani nuk është më. Tepër e qartë!”.