Davide Zappacosta pranon se mund të bëjë një lëvizje në janar.
Mbrojtësi italian nuk ka arritur ta bind trajnerin e ri Maurizio Sarrin, i cili nuk llogaritë në shërbimet e bashkëkombësit.
Futbollisti ka pasur vetëm 12 paraqitje si titullar gjatë sezonit të kaluar, ku ishte transferuar për 26 milionë euro nga skuadra e Torinos.
“A kam mundur të kthehem në Itali? Po, Interi ishte i interesuar për shërbimet e mia”, tha Zappacosta.
“Agjenti im Alessandro Lucci më kishte treguar për interesimin e tyre, edhe pse gjithmonë kam mbetur i fokusuar në Chelsea”.
“A mund të kthehem në janar? Unë kam edhe tre vjet kontratë të vlefshme dhe për momentin po mendoj vetëm për The Blues”.
“Ka shumë konkurrencë këtu, por dua të fitoj një vend në formacionin titullar. Pas kësaj, është e qartë se nëse nuk gjej hapësirë, mendoj se asnjë lojtar nuk do të donte të qëndronte në bankën rezervë”, tha Zappa. /Telegrafi/