Sipas pasqyrave financiare janar-shtator 2015 të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm, të cilën e posedon Tribuna Channel, ZAP paguan paga për një pozitë menaxhuese nga kategoria për mallra dhe shërbime.
Është pozita e Drejtorit të Përgjithshëm për divizionin e Shërbimeve Korporative që paguhen nga kjo kategori.
ZAP në lidhje më këtë çështje, i është përgjigjur Tribuna Channel nëpërmjet postës elektronike. /Tribuna Channel/