Nicolo Zaniolo ka thënë se skuadra është gjëja më e rëndësishme dhe këto komente i ka bërë para ndeshjes gjysmëfinale të Ligës së Kombeve ndërmjet Spanjës dhe Italisë.
Anësori italian ka thënë po ashtu se është i lumtur që iu bashkua Galatasarayt në muajin shkurt nga Roma, ndërkohë që shënonte ftesën e parë te Azzurrët prej se u largua nga Stadio Olimpico.
“Të gjitha gjërat në jetë kanë një fillim dhe një mbarim, ajo përvojë arriti një fund dhe jam i lumtur që ndryshoi”.
“Arritja në finale është shumë më e rëndësishme se çështjet personale. Nëse gjërat shkojnë ashtu si ne shpresojmë, atëherë do të ketë hapësirë edhe për kënaqësi personale, por skuadra është gjëja më e rëndësishme”, ka thënë Zaniolo për RAI Sport.
Klube të shumta kanë shprehur interesim për shërbimet e italianit, i cili preferon kthimin në Serie A, me Juventusin që e ka rikthyer interesimin për të. /Telegrafi/