Telegrafi

Zaniolo refuzon klubet tjera, pranon rinovimin me Romën me pagë shumë më të lartë

Nicolo' Zaniolo. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Nicolo Zaniolo ka qenë njëri nga zbulimet e kampionatit italian Serie A këtë edicion.

Mesfushori ofensivë ka shkëlqyer me fanellën e Romës me gola e asistime duke rënë në sytë e skuadrave të mëdha evropiane.

19-vjeçari iu bashkua Romës nga Interi verën e vitit të kaluar në një marrëveshje së bashku me Davide Santon, ndërsa tek zikaltërtit shkoi Radja Nainggolan.

Falë paraqitjeve fantastike në kampionat dhe në Ligën e Kampionëve, vlera e talentit italian është ngritur nga katër milionë në 60 sosh.

Nicolo Zaniolo. (Photo by Mario Carlini / Iguana Press/Getty Images)

Juventus, Bayern Munich, Chelsea, Manchester City e Paris Saint Germain janë skuadrat e interesuara për italianin.

Por reprezentuesi i Italisë ka pranuar rinovimin me Romën ku do të ketë edhe një pagë shumë më të lartë se aktualja.

Në sezonin e tij të parë te Roma, Zaniolo ka fituar 700 mijë euro në sezon, ndërsa me kontratën e re e cila do të nënshkruhet deri në vitin 2024 ai do të fitojë 2,5 milionë euro në stinor. /Telegrafi/