Nicolo Zaniolo do të largohet përfundimisht nga Roma këtë afat kalimtar veror.
Mesfushori i talentuar italian nuk ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me Romën.
Drejtori sportiv i Romës, Petrachti është takuar me agjentin e lojtarit por pa arritur një marrëveshje.
Mediat italiane kanë raportuar se futbollisti i talentuar pritet të largohet nga Roma gjatë kësaj vere.
Me tu kuptuar ky lajm, skuadrat e mëdha evropiane si Juventus, Arsenal dhe Tottenham Hotspur janë vënë në lëvizje.
Zonja e Vjetër është gati ta ofrojë sulmuesin Gonzalo Higuain për të nënshkruar me Zaniolon.
Në anën tjetër Tottenham Hotspur i ka ofruar Romës shërbimet e Toby Alderweireld.
Roma nuk dëshiron të përfshihet në marrëveshje shkëmbimi pasi për ta lënë të lirë yllin e tyre dëshiron vetëm 60 milionë euro. /Telegrafi/