Nicolo Zaniolo ka vendosur të largohet nga Roma qysh në afatin kalimtar të janarit.
Negociatat për rinovimin e kontratës janë ndalur në gjysmë duke parë edhe formën jo të mirë të italianit.
Por me tu hapur afati kalimtar i janarit ka pasur interesim nga skuadra të ndryshme për shërbimet e reprezentuesit italian.
Mediat italiane kanë raportuar se sulmuesi i talentuar ka marrë vendim për tu larguar nga Roma tani pasi dëshiron një sfidë të re në karrierën e tij.
Atletico Madrid, Borussia Dortmund, Newcastle United, West Ham United dhe Arsenal janë pesë skuadrat evropiane që duan shërbimet e tij.
Roma tanimë besohet se i ka vendosur edhe çmimin e largimit yllit të tyre dhe për ta lënë të lirë kërkojnë 40 milionë euro.
23-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 17 ndeshje, ku ka realizuar vetëm dy gola e ka asistuar tre asistime. /Telegrafi/