Këngëtarja e njohur shqiptare, Zanfina Ismaili, pritet që së shpejti në treg të lansojë projektin e saj të ri.
Zanfina ka kohë që nuk ka lansuar projekt të ri, ndonjë projekt i cili do të dëgjohej në masë të madhe.
E tash për këtë ajo ka zgjedhur produksionin Massive me dy hitbërësit e njohur, producentin e shumë hiteve, Nurteel Morina dhe Granit Gashi, transmeton Telegrafi.
Kënga pritet të jetë një manifest ritmik, i cili do të lansohet gjatë javëve të ardhshme me videoklip. /Telegrafi/