Javier Zanetti thotë se nuk ka pritur që Interit të jetë mbi Milanin me 16 pikë epërsi, ndërsa e pranon që Nerazzurrët vuajtën ndaj Juventusit.
Milani harxhoi 200 milionë euro për të marrë shumë lojtarë, por nuk ka arritur të rivalizojë me skuadra të mëdha deri më tani.
“A e keni pritur të jeni 16 pikë para Milanit? Sinqerisht jo, por e kam pritur që trajneri do të bëjë një punë të madhe”.
“Spalletti di si të punojë me këtë djem. Ai u ka dhënë shumë besim dhe besim se mund të kthehen në Ligën e Kampionëve”.
“Megjtihatë, në verë kur e pash Milanin të harxhonte, nuk e kisha pritur këtë”.
“Ndeshja ndaj Juventusit? Janë një ekip e vështirë për tu përballur me ta, shikoni se çfarë kanë bërë në gjashtë vitet e fundit”.
“Kishim një pjesë të parë të mirë, por në të dytën na e bën shumë të vështirë. Mendoj se barazimi ishte i drejtë”.
“Scudetto? Është e vështirë që të flitet për Scudetto, pasi janë katër ekipe që ndahen nga katër pikë”.
Zanetti për fund e vlerëson shumë Romën dhe e sheh si skuadër që do të jetë në garë për titull deri në fund. /Telegrafi/