Javier Zanetti beson se përplasja e sotme e Interit në Ligën e Kampionëve me Barcelonën, do t’i tregojë ekipit italian se ku është.
Interi ka filluar fuqishëm në Serie A këtë sezon me gjashtë fitore nga gjashtë ndeshje, por u zhgënjyen në ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve, duke barazuar 1-1 në shtëpi ndaj Slavia Pragës.
“Gjithmonë është një lojë e rëndësishme, këto janë dy ekipe të pasura me histori dhe traditë. Nuk mund ta pres këtë ndeshje”, ka thënë fillimisht Zanetti.
“E njoh mirë Leo Messin. Gjëja e rëndësishme është që ai të rikuperohet në mënyrën më të mirë të mundshme. Ne e dimë se çfarë lloj lojtari është dhe duke e pasur kundër atë është gjithmonë i ndërlikuar”.
🏟️ | THERE THEY ARE
Photos of the Nerazzurri at Camp Nou as they put the finishing touches to their preparations for #BarcelonaInter 📸
👉 https://t.co/NFgyQ3Bz1e #UCL pic.twitter.com/ki1mqzeH1k
— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) October 1, 2019
“Kemi pasur një fillim të shkëlqyeshëm, por sezoni është ende i gjatë. Mbeten shumë lojë. Ndeshja e sotme është shumë e rëndësishme sepse do të na tregojë se ku jemi”.
Nënkryetari i Interit ishte pjesë e ekipit që fitoi trofeun në vitin 2010, duke eliminuar Barcelonën gjatë rrugës në gjysmëfinale dhe ka folur për këtë.
“Nuk ka favoritë në këto ndeshje. Ndeshja do të jetë ndërmjet dy skuadrave të shkëlqyera me lojtarë të shkëlqyeshëm, dhe duhet të luhet”.
“Ardhja këtu është gjithmonë e vështirë, por ne besojmë në shanset tona”, përfundoi legjenda e Interit. /Telegrafi/