Telegrafi

“Zanetti mund ta ofrojë Messin te Interi”

Diego Milito beson se vetëm Javier Zanetti mund ta bindë asin e Barcelonës, Lionel Messi që të shkojë te Inter.

Argjentinasi është një nga lojtarët më të mirë në histori të futbollit me 480 gola në 555 ndeshja.

Ish sulmuesi i Interit insiston se lidhja e mirë që ka Zanetti me Messin mund të jetë vendimtare.

“Mendoj që është e vështirë që Leo të largohet nga Barcelona”.

“Në futboll të ëndërrosh nuk kushton asgjë. Ndonjëherë ëndrrat bëhen realitet”.

“Zanetti ka një lidhje të jashtëzakonshme me të (Messin), dhe nëse ka një person që mund ta bindë Messin që të vijë në Inter ai është Pupi. Do të ishte një blerje e madhe”, ka thënë Milito. /Telegrafi/