Zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti, që e kishte sjell Lautaro Martinezin nga Racing Club, ka folur në një intervistë pikërisht për sulmuesin argjentinas i cili kërkohet me ngulm nga Barcelona.
Blaugranat janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e largimit të numrit 10 nga Interi prej 111 milionë eurosh që hyn në fuqi nga 1 deri në 15 korrik.
Zanetti nuk i trembet interesimit të Barcelonës pasi ka bindjen që Lautaro do qëndrojë te Interi.
“Ne jemi të kënaqur me Lautaron dhe Lautaro është i lumtur te Interi”.
“Në këtë sezon po bën gjëra fantastike sit e Interi ashtu edhe te kombëtarja argjentinase”.
“Ku e shikoj në të ardhmen? Sërish në futbollin italian. Ai është xhevahiri i fundit i gjeneratës së re të futbollistëve argjentinas. Është vetëm 22 vjeç, dhe ka një të ardhme të madhe përpara”, ka thënë Javier Zanetti. /Telegrafi/