Zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti, ka thënë se Barcelona nuk është në bisedime me klubin italian për transferimin e Lautaro Martinezit.
Sulmuesi argjentinas është shënjestër e trajnerit Ronald Koeman, ndërsa është raportuar se katalunasit po përgatitin ofertë për të.
Megjithatë gjatë një intervistë për Libero në TyC Sports, Zanetti i ka përgënjeshtruar këto thashetheme.
“Në rastin e tij, duke qenë një lojtar aq i ri me aq shumë potencial, është normale që skuadrat tjera t’i kërkojnë shërbimet e tij”.
“Por, ajo që po kuptoj secilën ditë, është se Lautaro dëshiron të qëndrojë në Itali. Tash për tash nuk ka bisedime ndërmjet Interit dhe Barcelonës”.
“Jemi të kënaqur me të dhe e di se edhe ai është i lumtur këtu. Ai e di se është te një klub i madh dhe po zhvillohet shumë falë trajnerit (Antonio Conte)”, ka deklaruar Antonio Conte. /Telegrafi/