Nënkryetari Javier Zanetti siguroi tifozët se Mauro Icardi është kapiteni dhe pikë referimi për Interin, teksa ka dëshirë të qëndroj edhe përkundër zërave për largimin e tij.
Legjenda argjentinase e Interit ishte në një ngjarje që shënonte një partneritet të ri me MasterCard dhe natyrisht u pyet për statusin e sulmuesit yll Icardi.
Këto pyetje rreth tij erdhën pasi Icardi po lidhet me një largim drejt Juventusit, Manchester Unitedit, Real Madridit apo edhe Chelseat.
“Është zhgënjyese që ai nuk do të shkojë në Kupën e Botës, pasi ai ka treguar se i përshtatet skuadrës së Argjentinës”, iu ka thënë fillimisht Zanetti gazetarëve.
“Kur keni një kampion si ai në ekip, është normale që të merrni shumë oferta, por Mauro është kapiteni dhe një pikë referimi për Interin”.
“Ne jemi të lumtur që e kemi këtu dhe ai është i lumtur që është me ne”.
“Nuk jemi të shqetësuar nga spekulimet e transferimeve, sepse ai ka shfaqur dëshirën e tij për të qëndruar dhe ne në Ligën e Kampionëve, kështu që dëshirojmë të vazhdojmë së bashku”.
“Sa herë që ai hyn në fushë, ai tregon sa shumë kujdeset për Interin”, përfundoi legjenda e Interit. /Telegrafi/