Site icon Telegrafi

Zanetti flet për Icardin, Banegan e Mancinin

Legjenda e Interit, Javier Zanetti ka folur për situatën momentale të klubit zikaltër.

Ish kapiteni i Interit ka gjetur kohë të flasë para medieve për situatën aktuale të ‘neroazzurëve’ dhe në veçanti për kapitenin aktual Mauro Icardin, Ever Banegan dhe punën e trajnerit.

“Icardi është një lojtari i ri, por me një potencial te madh, synimet  janë të qëndroj sa me gjatë këtu dhe ai duhet vetëm të mendoj për te luajtur. E admirojmë atë lojtar, vitin e kaluar i vazhduam kontratën dhe i dhamë shiritin e kapitenit. Ne dëshirojmë që lojtari të qëndroj sa më gjatë këtu dhe duhet ta kuptoj që po luan për Interin”, deklaroi fillimisht Zanetti.

Lexo po ashtu Inter nuk do të rinovojë me Mancinin, gati alternativat

“Banega? Na duhet një si ai prej kohësh, kemi kërkuar shume lojtar si ai. Do ti jap potencial të madh skuadrës dhe do të na ndihmojë më të vërtetë shumë”.

“Mancini? Për momentin është trajneri ynë dhe për shkak të respektit që kemi ndaj tij nuk do të flasim për trajner tjerë. Mirëpo, në të ardhmen mendoj se Inter dhe Simeone do të rikthehen së bashku”, përfundoi legjenda argjentinase. /Telegrafi.

Exit mobile version