Telegrafi

Zanetti: Cancelo dhe Rafinha mund të mbesin te Interi

Zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti ka siguruar që ‘ka ende kohë’ për klubin që të mbajë Joao Cancelon dhe Rafinhan në skuadër.

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti pranoi javën e kaluar se Nerazzurrët nuk mund të përballonin të ushtronin mundësitë e tyre për të blerë Cancelon dhe Rafinha për 75 milionë euro të dy.

Por, legjenda e klubit, njëherësh edhe njëri nga drejtuesit, Zanetti, këmbëngul se aranzhimet alternative mund të bëhen për dyshen në fjalë.

Lexo po ashtu Cancelo nuk e di sa a do të qëndrojë te Interi, por krenar që ishte pjesë skuadrës zikaltër

Zanetti ka thënë se Interi ka ende mundësi për t’i transferuar lojtarët në Giueseppe Meazza.

Rafinha (Getty Images)

“Ata e kanë gjetur veten shumë mirë në Inter, më kujtohet kur Rafinha qau pas ndeshjes kundër Sassuolo”, ka thënë fillimisht ish-kapiteni i klubit për RMC Sport.

Joao Cancelo (Getty Images)

“Ai sapo kishte mbërritur, por ai tregoi se çfarë do të thoshte të mbante fanellën e Interit”.

Lexo po ashtu Barcelona e paralajmëron Interin për Rafinhan

“Cancelo tregoi cilësitë e tij, por këto janë negociata të ndërlikuara”.

“Do të ishim të trishtuar nëse nuk do t’i shihnim më, por do të presim. Ka ende kohë”, përfundoi Zanetti. /Telegrafi/