Javier Zanetti beson se Lautaro Martinez do të qëndrojë te Interi, përkundër interesimit të madh nga klubet evropiane.
Barcelona është skuadra që po i prinë garës për sulmuesin argjentinas, derisa Goal.com raporton se lojtari do të fitojë dhjetë milionë euro në Camp Nou.
Sidoqoftë, zëvendëspresidenti i Nerazzurëve ka thënë se Lautaro do të qëndrojë në Giuseppe Meaza edhe pas interesimit të madh të Blaugranasëve.
“Te Interi unë e shoh atë të lumtur, ai identifikohet me klubin”, ka thënë Zanetti për ESPN.
“Ne besojmë në të. E ardhmja e tij është te Interi. Nuk mendoj se ai do të largohet nga klubi edhe për disa vite”, ka shtuar më tej ai.
Barcelona është e gatshme që të ofrojë Antoine Griezmannin në marrëveshje, vetëm që të transferojë Lautaron në verë. /Telegrafi/