Denis Zakaria iu bashkua Chelseat në ditën e fundit të afatit kalimtar nga Juventusi.
Mesfushori zviceran iu bashkua Zonjës së Vjetër në janar nga Borussia Moenchegladbach por u largua vetëm pas gjashtë muajsh qëndrim.
Zakaria u transferua në formë huazimi te Chelsea me londinezët që kanë të drejtën e blerjes.
Por vet futbollisti ka sulmuar Juventusin pasi ka thënë se luanin shumë dobët dhe ai lloj futbolli nuk i pëlqente.
“Juve luan shumë dobët, me Allegrin fola pak. Ai lloj futbolli nuk ishte për mua. Me atë skuadër ata mund të bëjnë më mirë”, tha fillimisht zvicerani.
“Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Nuk e dija që një transferim te Chelsea ishte i mundur deri gjashtë orë para përfundimit të afatit kalimtar. Bëra gati valixhet dhe prita që operacioni të mbyllej me sukses. Më pas bëra ekzaminimet mjekësore në Torino dhe ja ku jam, në Londër”, tha Zakaria
Ai u flit edhe për një kalim te Liverpooli, por tha se nuk u bë asgjë rreth kësaj.
“E dëgjova nga agjenti im emrin e Liverpoolit, por në fund ishte Chelsea që më bindi. Do të jem më i lumtur në Angli sesa në Torino”, shtoi ai.
Zakaria tells Blick: “I didn’t know a move to Chelsea was possible until 6 hours before the end of the transfer window!” 🔵 #CFC
“Juventus was playing too low — they should always be at top of the table and win 3-0 all matches… I think I’ll be happier in England than in Turin”. pic.twitter.com/GiKCoxhfPL
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 20, 2022
Tutje Zakaria u pyet mbi atë se çfarë ai deklaroi, se pse mendon se Serie A është një kampionat i ‘varfër’.
“Vështirë ta shpjegoj, ndoshta ai lloji futbolli nuk ishte i përshtatshëm për mua. Skuadra luan shumë ngadalë, mbyllur, unë jam një lojtar që dua më shumë hapësirë. Anglia mund të jetë më e përshtatshme për mua”, deklaroi reprezentuesi zviceran.
Krejt në fund ish-anëtari i Borussia Moenchegladbach dhe se Allegri është një person i mirë, por nuk ka folur shumë me të.
“Allegri është një person i mirë, këtë mund ta them me siguri. Nuk kam folur shumë me të. Ndoshta skuadra nuk ka luajtur shumë mirë, gjë që është për të ardhur keq. Ata mund të bëjnë shumë më mirë me atë skuadër”, përfundoi Zakaria. /Telegrafi/