Telegrafi

Zakaria mund të quhet lojtar i ri i Juventusit, zyrtarizimi është çështje orësh

Denis Zakaria mund të quhet një futbollist i ri i Juventusit, edhe pse ende jemi në pritje të zyrtarizimit.

Mesfushori zviceran ka pranuar kushtet personale të ofruara nga gjiganti italian dhe është vetëm në pritje për tu zyrtarizuar.

Edhe dy klubet Juve dhe Borussia Moenchegladbach kanë arritur marrëveshje mes vete.

Kampioni i shumëfishtë italian do të paguajë pesë milionë euro plus bonuset për t’i marrë shërbimet e reprezentuesit zviceran.

Fabrizio Romano ka njoftuar se zyrtarizimi i zviceranit mund të ndodhë gjatë orëve të ardhshme, ose më së largu nesër.

Lexo po ashtu Mbyllet afati kalimtar i janarit: Të gjitha ato që ndodhën minutë pas minute

Gjithçka po varet nga largimi i Rodrigo Bentancur i cili po e kompleton transferimin te Tottenham Hotspur për 19 milionë euro.

Juve ka fituar garën për Zakarian me skuadrat si Bayern Munich, Borussia Dortmund, Roma, Manchester United e Liverpool që gjithashtu ishin të interesuara për mesfushorin zviceran. /Telegrafi/