Site icon Telegrafi

Zakaria arrin në Torino, të hënën u nënshtrohet testeve te Juventusi

(Foto: Instagram/Screenshot/Twitter)

Mesfushori i Borussia Monchengladbachut, Denis Zakaria, ka arritur në Torino, ku nesër (e hënë) do t’iu nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore te Juventusi.

Dy klubet kanë arritur marrëveshje për transferimin e tij në vlerë prej pesë milionë euro, ndërsa edhe dy-tre milionë euro të tjera do të përfshihen në kontratë në formë shtesash.

Kontrata e tij me Monchengladbachun skadon më 30 qershor, ndërsa shumë klube kanë dashur që ta sigurojnë nënshkrimin e tij në fund të këtij sezoni me parametra zero.

Megjithatë, Bianconerët ndërhynë dhe u shprehën të gatshëm që ta paguajnë shumën e transferimit për futbollistin zviceran.

Lexo po ashtu Mbyllet afati kalimtar i janarit: Të gjitha ato që ndodhën minutë pas minute

Mesfushori është transferuar si zëvendësim për Rodrigo Bentancurin, i cili së bashku me Dejan Kulusevskin do t’i bashkohen Tottenham Hotspurit. /Telegrafi/

Exit mobile version