Zajmina Vasjari është parë duke përdorur armë.
Bukuroshja që po qëndron në Prishtinë, ka shfrytëzuar momentin për të vizituar një nga shtigjet e njohura për gjuajtje me armë, shkruan Telegrafi.
Në rrjetin social Instagram, ajo është shfaqur me revolen TT të kalibrit “9 mm”, ku krahas një dukje mjaft seksi shfaqet edhe e rrezikshme.
“Mos u përziej me një vajzë të keqe”, u shpreh Zajmina në një nga postimet me armën në fjalë.
Ajo gjatë gjithë kohës është shoqëruar nga shoqja e saj, Rina Malsori, e cila është një sipërmarrëse nga Prizreni. /Telegrafi/