Telegrafi

Zaimina Vasjari vjen me një pozë të ‘nxehtë’ në bikini

Zaimina Vasjari (Foto: Instagram/zaimina_vasjari)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Zaimina Vasjari, ka tash e sa kohë që nuk ka sjell për publikun ndonjë projekt të ri muzikor.

Megjithatë, ajo vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, në të cilat është çdo ditë aktive.

Jo të rralla janë rastet kur zeshkania ndan me fansat ndonjë imazh provokues. E tillë është edhe ajo që ka publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram.

Aktualisht, këngëtarja është duke shijuar disa ditë të mira pushimi, ndërsa ka ndarë me ndjekësit disa fotografi provokuese nga pishina.

Zaimina duket mjaft atraktive teksa vë në pah linjat e trupit, duke mos i lënë shumë vend imagjinatës.

Pëlqimet dhe komentet e fansave janë të shumta lidhur me paraqitjet provokuese të saj. /Telegrafi/