Telegrafi

Zaimina Vasjari: Më tundon shtrati për t’u shtrirë dhe kuzhina për të ngrënë, e kam keq punën me kilet

Foto: Zaimina Vasjari/Instagram

Këngëtarja e njohur, Zaimina Vasjari, ditët e karantinës po i kalon në shoqëri të bashkëshortit të saj dhe vajzës së tyre, Khloe.

Familja po qëndrojnë së bashku, duke ndërprerë çdo aktivitet muzikor ashtu sikurse të gjithë të tjerët në Shqipëri kanë bërë.

Ndërkohë, Zaimina këto ditë po i shfrytëzon për të qenë më aktive për fansat e saj në rrjetet sociale, duke publikuar imazhe të ndryshme nga jeta e përditshme.

Së fundmi, buluroshja hodhi në llogarinë e saj një fotografi nga shtrati, ku shfaqej mjaft e hutuar teksa mbante në dorë jastëkun e saj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
\

Në mbishkrimin e fotografisë, ajo ka treguar se shkaku i izolimit, po tundohet nga qëndrimi në shtrat dhe ngrënia e tepërt në kuzhinë – të cilat kanë lënë pasoja në shtimin e kilogramëve.

“Më tundon krevati për t’u shtrirë dhe të shikoj filma, gjithashtu edhe kuzhina për të ngrënë. Po zgjedh krevatin më mirë meqenëse me kilet e kam keq punën. Po ju si jeni me kilet?”, ka shkruar  Vasjari në mbishkrimin e fotografisë.

Përndryshe, këngëtarja ka kohë që është larguar nga muzika dhe nuk ka sjell për fansat e saj ndonjë projekt të ri. /Telegrafi/