Telegrafi

Zaimina Vasjari sjell një pozë atraktive e veshur me robdeshambër

Foto: Zaimina Vasjari/Instagram

Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari është duke shijuar disa ditë të mira pushimi.

Përmes rrjeteve sociale, këngëtarja ka ndarë me ndjekësit imazhe të ndryshme nga pushimet e saj, duke treguar për momentet e mira që po kalon.

Jo të rralla janë rastet kur Vasjari ndan me ndjekësit edhe ndonjë imazh provokues.

Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi mjaft atraktive në rrjetin social Instagram, ku shfaqet e veshur me robdeshambër.

Ajo ka treguar se po realizonte një trajtim për fytyrën, teska vinte në pah linjat e saj atraktive.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Këtë vit ajo u bë nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë një vajzë, të cilën e pagëzoi me emrin Khloe.

Ajo arriti të rrëmbejë vëmendjen e të gjithëve për faktin se pak muaj pas lindjes, arriti të rikthejë trupin e saj në formën më të mirë.

Këto linja të përkryera, këngëtarja nuk po heziton që t’i ekspozojë në imazhet që publikon në rrjetet sociale. /Telegrafi/