Artistja e njohur shqiptare, Zaimina Vasjari, kohëve të fundit ka marrë vëmendje të madhe në faqet rozë.
Bukuroshja, e cila në Instagram numëron 563 mijë ndjekës, nuk heziton të shpërndajë imazhe dhe video të ndryshme nga përditshmëria e saj.
Meqë kjo periudhë pandemie ka izoluar të gjithë, këngëtarja ka zgjedhur oborrin e saj që të relaksohet.
E njëjta gjatë ditës së sotme (e diel) ka ndarë një fotografi atraktive, në të cilën duket e mahnitshme në kostumin bardh e zi.
“Më zgjo kur gjithçka të përfundojë”, ka qenë përshkrimi krahas imazhit.
Ajo pranoi reagime të shumta pozitive nga miqtë, kolegët e po ashtu edhe nga ndjekësit e saj.
Zaimina përndryshe tash e një kohë është larguar nga muzika, për t’u fokusuar në biznesin e saj të modës. /Telegrafi/