Site icon Telegrafi

Zaimina Vasjari si Rihanna “Work work work” (Foto)

Këngëtarja Zaimina Vasjari shumë shpejt do t’i rikthehet muzikës me një projekt të ri muzikor.

Ajo ka treguar se punimet për këngën e re i ka zhvilluar në studion e këngëtarit të njohur shqiptar, Blero.

Lexo po ashtu Zaimina shfaqet provokuese në ngjyrën e bardhë (Foto)

Zaimina është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, në të cilat numëron me mijëra ndjekës.

Së fundmi, këngëtarja ka publikuar një fotografi në Instagram Story ku shihet bashkë me djemtë e studios “Blero Ent.”, teksa inçizon këngën e re.

Zaimina Vasjari në studio duke inçizuar këngën e re. Foto nga Instagram Story.

I çuditshëm ka qenë përshkrimi që Zaimina i ka vënë fotos, pasi ka shkruar: “Wërk wërk wërk”, fjalë të cilat i kemi dëgjuar në këngën e njohur ekspilicite “Work”, e cila këndohet nga Rihanna dhe Drake.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për këngëtaren Zaimina Vasjari

Këto vargje mund të kenë qenë vetëm një inspirim i momentin për këngëtaren ,ose mbase Zaimina po mendon të sjellë diçka të ngjajshme si kënga “Work” e Rihannës.

Kjo gjë mbetet për tu parë. /Telegrafi/

Exit mobile version