Telegrafi

Zaimina Vasjari shijon fundjavën në shtëpinë e saj luksoze, sjell fotografi provokuese në bikini

Zaimina Vasjari (Foto: Instagram)

Këngëtarja Zaimina Vasjari po vazhdon të sjellë imazhe atraktive nga shtëpia e saj luksoze.

Bukuroshja, e cila numëron 577 mijë ndjekës në Instagram, nuk ngurron të ndajë imazhe dhe video të ndryshme në rrjetet sociale.

Gjatë ditës së sotme (e diel), e njëjta ka hedhur një fotografi provokuese në bikini ku ka vënë në dukje linjat trupore.

Nëna e një vajze jo më kot konsiderohet njëra nga femrat më të pëlqyera e më joshëse të estradës shqiptare.

Ndërkohë, imazhi me bikini ngjyrë të gjelbër u komplimentua mjaft shumë edhe nga miqtë e fansat e saj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

“E diel”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë fotografisë.

Zaimina përndryshe pritet të rikthehet së shpejti me projekt të ri muzikor dhe tanimë ka nisur përgatitjet për videoklipin. /Telegrafi/