Këngëtarja e njohur shqiptare, Zaimina Vasjari, ka publikuar një set fotografik mjaft interesant.
Ajo në këtë sesion të publikuar në Instagram ka zbuluar partnerin e saj prej 13 vitesh, Klodian Asllanin.
Pos tjerash, Zaimina me këtë rast në të brendshme Calvin Klein ka zbuluar stomakun shtatzënë.
Përshtypje lë edhe ambienti mjaft atraktiv modern në shtëpinë e bukuroshes.
Sesioni është realizuar nga Juxhin Kurti me grimer nga Bleona.
Zaimina Vasjari është përkushtuar shumë në jetën e saj private, sidomos që nga hapja e dyqanit të saj për veshje të femrave.
Ndryshe, këngëtarja ka një kohë që s’ka sjellë projekt të ri muzikor, duke u përkushtuar plotësisht në jetën private. /Telegrafi/